Franca ringrihet, Kazakistani mundet me lehtësi

Në ditën e dytë të kualifikueseve të Botërorit 2022, Franca fitoi në fushën e Kazakistanit me lehtësi me rezultatin 2-0, një fitore që u maturua që në pjesën e par duke e harruar menjëherë zhgënjimin pas barazimit 1-1 me Ukrainën. Transalpinëeve u mjaftuan 19 minuta për të marrë avantazhin në këtë ndeshje me Ousmane Dembele që po konfirmon se është në një formë të mirë. Ndërsa rezultati u dyfishua nga Franca pak  para fundit të pjesës së parë kur Maliy shënoi autogol.

Franca kërkoi të shënojë edhe golin e tretë dhe kishte rastin më të mirë qëta gjente atë me një 11 metërsh, por Mbappe gaboi nga pika e bardhë dhe rezultati mbeti 2-0. Gjithsesi ajo që ka rëndësi për kampionët e botës është se morën këtë fitore të parë në kualifikuese për t’u ngjitur në kuotën e 4 pikëve

Sfidanti.al