Nisi Formula 1, Hamilton fitoi garën e parë sezonale para Verstappen

Lewis Hamilton mes shumë vuajtjesh arrin të marrë fitoren  e parë sezonale në Botërorin e Formula 1. Piloti 7 herë kampion i botës triumfoi në Cmimin e Madh të Bahreinit pas një dueli të fortë në 5 xhirot e fundit me Max Verstappen që e kaloi kundërshtarin e tij duke mbikaluar limitet e pistës dhe iu desh të vepronte për të mos marrë penalizim duke  e humbur ritmin e nevojshëm për të tentuar një tjetër parakalim ndajh britanikut.

Kështu që holandezit të Red Bull iu desh të kënaqej me vendin e dytë.  Podiumi plotësiohet nga piloti tjetër i Mercedes Valtteri Bottas që la pas Lando Norris dhe Perez. Ferrari pati rezultatin më të mirë vendin e gjashtë të Charles Leclerc, ndersa Carlos Sainz e mbylli garën në vendin e tetë

Sebastian Vettel që kaloi te Aston Martin këtë sezon nuk shkoi më shumë se vendi I 15 duke lënë pas vetëm debutuesin Mick Schumacher me Haas. Përsa u përket debutuesve më të mirë në Formula 1, rezultatin më të mirë e regjistroi Tsunoda I pozicionuar në vendin e nëntë.

Sfidanti.al