Do e sulmojmë Anglinë! Edi Reja vazhdon fushatën e Kombëtares, edhe pse ndeshja me Andorrën ishte si një kthim i frikshëm në të kaluarën, tamam, zhytje në kohën kur numëronim sulmet me pikatore ose gëzonim si fëmijë kur Kombëtarja kapercente vijën e mesit të fushës. Por, një ekip që nuk është mësuar të mbyllë gojën , madje që lojën më spektakolare e bën jo me topin por me deklaratat, s’ka si gjen arsye pse të heshtet edhe në prag të ndeshjes me Anglinë.
Do t’i frikësojmë duke i sulmuar ! – me këtë frazë Edi Reja prek qiellin e 8-të të Nastradinit, pa i thënë askush pyetjen sfiduese: ti nuk sulmove dot Andorrën, po i bëke namin Anglisë ! Po na bëhet i vërtetë titulli i shkrimit tonë pas ndeshjes në Andorra: Çfarë turpi me Andorrën apo ishte “mashtrim” për Anglinë? Këtë herë, pra në ndeshjen e sotme , do të shikojmë një ekip tjetër, që nuk do t’i ketë këmbët e lidhura si tre ditë më parë! Një ekip që në një ndeshje të vogël mbetet në klasë dhe në ndeshjen e madhe ..merr dy klasë përnjëherësh! Por, a është Anglia, ky ekip i mbushur me talente, kundërshtari me të cilin do të gjejmë ekipin që po kerkojmë prej kohesh, që na thotë se është mbushur me “yje”, por që kur bashkohen në yjësinë kuqezi..fiken!
Sfidanti.al