Lexuesit e “Kikerit”: Bajerni mbron titullin, Klopi më i miri në botë

Ishin disa pyetje në një pyetësor të gjatë të revistës sportive gjermane, por dy prej tyre ishin të veçanta. Lexuesit e “Kikerit” u ngacmuan për të dhënë mendimin e tyre për garën mes Bajernit e Lajpcigut në Bundesligë, si dhe për vlerësimin për trajnerin gjerman Jurgen Klop. Mendimi i përgjithshëm i lexuesve ishte që bavarezët do ta fitonin sfidën me ekipin e Julian Nagelsmanit për ta fituar sërish titullin në Gjermani.

Po ashtu, 55 për qind e votuesve ishte që Jurgen Klop është trajneri më i mirë i botës, përpara Guardiolës, Hansi Flikut, Zidanit, Murinjos apo ndonjë tjetri. Duke folur për sfidën e Bajernit në Champions, 59 për qind e votuesve besojnë se ekipi i Flikut do ta mbrojë trofeun e fituar vjet, ndërsa për Realin nuk ka besim se do ta bëjë këtë gjë në Spanjë, plot 80 për qind mendonin se kampionatin e fiton ose Atletiko, ose Barcelona.

Sfidanti.al