E ardhmja sportive e Neymar mund të jetë ende te Paris Saint Germain. Ylli brazilian i kampionëve të Francës është gati që të lidhet me klubin me më shumë trofe të vendit transalpine thuajse deri në fund të karrierës së tij. Kjo është ajo që publikon e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ e cila flet për një rinovim të mundshëm të kontratës së Neymar me Paris Saint Germainin deri në vitin 2026, kur Neymar do të festojë 34 vjetorin e tij të lindjes.
Neymar u bashkua me Paris Saint Germainin në vitin 2017 pasi mbylli eksperiencën me Barcelonën me klubin transalpin që pagoi 222 milionë Euro për blerjen e kartonit të brazilianit nga klubi katalanas.
Sfidanti.al