Manchester City merr astrofizikantë; do të jenë në repartin e të dhënave të klubit

Pep Guardiola nuk ngopet.Katalanasit nuk i mjaftojnë shifrat e dominimit të Manchester City në Premier League dhe faktit që Liga e Kampioneve është e arritshme pas kualifikimit për në cerekfinale ku do të përballet me Borussia Dortmund,  por ai kërkon akoma më shumë për një skuadër…yjore.

Sipas tabloidit ‘Daily Mail’, drejtuesit e Citizens po mendon të punësojë, 4 astrofizikantë që do të jenë në repartin e të dhënave të klubit me objektivin për të siguruar sa më shumë informacione të jetë e mundur për të përmirësuar akoma më shumë rendimentin e futbollistëve

Po si? Nëpërmjet monitorimit të veprimeve secilit prej futbollistëve nëpërmjet një lloji të teknologjisë 3D që përdor më shumë telekamera. Operacioni nuk ka të bëjë vetëm me Manchester City pir edhe me klubet e tjerë të City Football Group mes të cilëve, New York City FC, Girona, Troyes e skuadra të tjera në botë

Sfidanti.al