Bale paralajmëron Realin: Plani është të kthehem në Madrid

Erdhi në Madrid në vitin 2013 për 100 milionë Euro, por më pas gjërat nuk shkuan ashtu sic shpresonte, pavarësisht trofeve të fituar dhe verën e ardhshme pas një serie të pafund  të qëndrimit në pankinë e problemeve fizike, u kthye te Tottenham. U duk sikur ishte fundi i një historie mes Gareth Bale dhe Realit, por sulmuesi uellsian duket se nuk ka ndërmend t’i thotë lamtumirë Los Blancos.

‘Plani ishte të luaja një sezon te Tottenham dhe pas Evropianit të kthehesha te Reali i Madridit për vitin e fundit të kontratës sime-tha Gareth Bale në një konferencë për shtyp-arsyeja kryesore që u ktheva te Tottenham ishte sepse doja të kthehesha të luaja, por duke qenë se Evropiani po afrohej doja të isha në formë perfekte.ideja ime është që të kthehem te Reali i Madridit’.

Sfidanti.al