Rregullat e Francës bëjnë që Mbape të kalojë nga numri 7 në … 17

Në çdo kampionat tjetër në Europë, besohet pa përjashtim, një lojtar e ka të sigurt që do të mbajë fanelën me numrin që dëshiron apo që është caktuar në fillim të sezonit. Spanja, Anglia, Gjermania apo Italia, që të gjithë kanë rregullin që lojtarët e ekipit të parë duhet të kenë numrat nga 1 në 25, dhe disa nga yjet kryesorë kanë numrat e tyre të dashur si Ronaldo ka 7, Mesi ka 10, Sergio Ramos ka 4 e kështu me radhë. Në Francë, ndërkaq, është ndryshe. Rregullat janë që vetëm lojtarët që janë titullarë në një ndeshje duhet të kenë numrat nga 1 në 11, ndërsa ata që janë në stol i kanë nga 12 deri në 20, pjesa që mbetet është për ata në tribunë, numri i të cilëve nuk i hyn në punë kujt. Ky rregull detyroi Kilian Mbapenë që të ndërronte numrin 7 sepse ishte në stol gjatë ndeshjes së Kupës ndaj Lilës. Kampioni i botës hyri më pas në fushë me fanelën me numrin 17, ndërsa numri 7 ishte i detyrueshëm për t’u përdorur dhe atë e kishte Mauro Ikardi.

Sfidanti.al