Alarm te Interi, edhe Samir Handanovic pozitiv me Covid

Te Interi vijon gjendja e emergjencës. Pas pozitivitetit të Danilo D’Ambrosios, raundi i radhës i testeve molekulare të cilave iu nënshtrua skuadra zbuloi një tjetër rast me Covid. Bëhet fjalë për Samir Handanovic i cili sipas rekomandimit të protokollit, u dërgua në shtëpi dhe hyri në izolim. Ndërkaq, situata e pjesës tjetër të skuadrës do të mbetet në monitorim deri në prag të ndeshjes me Sassuolon në mbrëmjen e së shtunës

Interi është në izolim paraprak ku do të qëndrojë për 14 ditë dhe Ats i Milanos ka lejuar itinerarin shtëpi-punë për futbollistët zikaltër. Ndërkaq ka nisur menjënherë zbatimi i masave të parashikuara në protokoll duke përfshirë këtu detyrimin e lojtarëve për të ngrënë dhe për të bërë dush në dhomat e tyre në qendrën stërvitore të Interit në Pinetina.

Por, ndërkaq ka ardhur lajmi pse Drejtuesit e Interit Antonello, Ausilio, Baccin , avokati Capellini dhe anëtari i stafit teknik që ishin prekur nga Covid përpara derbit me Milanin, ndërkohë që Beppe Marotta është ende pozitiv.

Sfidanti.al