PSG nuk ndalet, po tenton gjithcka të bindë Messin

Tentativat e PSG për të bindur Lionel Messin të transferohet në Francë nuk kanë të përfunduar. Nuk është një mister që drejtuesit e kampionëve të Francës po shfrytëzon miqësinë e yllit argjentinas me disa prej futbollistëve kyc të PSG për t’i shtuar Messit dëshirën që të zgjedhë Ligue 1 në rast se ai vendos të largohet nga Barcelona. Pavarësisht përpjekjeve të Laportës, nuk është e sigurt se Messi do të qëndrojë dhe nuk është mister që në këtë pikë Paris Saint Germaini do të ishte zgjedhja e parë

E përditshmja ‘El Mundo Deportivo’ bëri një përmbledhje të mënyrave të përdorura nga kampionët e Francës për të shtyrë Messin drejt PSG. Mesazhet e Neymar në drejtim të Messit po vazhdojnë pa pushim prej kohësh. Pas ndeshjes së fundit në Ligën e Kampioneve eerdhi edhe postimi i Mbappe në Tëitter i një fotoje ku ai ishte i inkuadruar bashkë me Messin, foto e shoqëruar me dy emotikone që tregonin admirimin e tij për argjentinasin.

Të gjitha këtyre u shtohet fakti që skuadra pariziene po duket gjithnjë e më shumë si një skuadër argjentinase. Fillimisht ardhja e Pochettinos dhe më pas erdhi edhe rinovimi me Di Marian që pyetjes për një nënshkrim të mundshëm të Messit me PSG iu përgjigj në këtë mënyrë: ‘Të luaj me Leon?  Po, ndoshta, besoj se ka shumë mundësi. Gjithnjë kam dashur të luaj me të, të kem mundësinë të jem në një skuadër me të dhe ta kem përkrah cdo ditë. Sikru të luaja edhe vetëm 1 vit me të, pas kësaj do të tërhiqesha i qetë nga futbolli i luajtur’.

Sfidanti.al