Dy gola e një asist i Mesit, Barça është vetëm 4 pikë poshtë Atletikos

Në vitin 2021 ndoshta ka qenë më i mirë nga të gjithë, edhe se Kristiano Ronaldo, dhe po flasim vetëm për golat. Lionel Mesi ka rëndësi shumë më të madhe për Barcelonën sesa për rrjetat që shënon, por tashmë po kthehet ai i pari edhe në këtë element. Ai ndihmoi katalanasit të fitonin ndeshjen e La Ligës ndaj Hueskës në “Kamp Nou”, dhe shifrat 4-1 u arritën edhe falë 2 golave dhe 1 asisti të tij. Nga një gol realizuan Antuan Grizman dhe Mingueza, ndërsa ekipi i trajnerit Ronald Kuman ka tani 59 ndeshje në 27 javë, vetëm 4 pikë më pak se Atletiko e Madridit që kryeson. Reali është në kuotën 57, ndërsa duhen edhe 11 javë deri në përfundim.

Mesi ka 21 gola në këtë edicion të kampionatit spanjoll, duke qenë në vend të parë të renditjes për Këpucën e Artë, përpara Luis Suarezit dhe Karim Benzemasë, ndërsa në sezon ka 27 rrjeta në 36 ndeshje, duke iu afruar sado pak standardeve të tij. Argjentinasi ka 465 gola në La Liga në 510 ndeshje, 661 gola gjithsej për Barcelonën në 767 ndeshje, dhe 732 gola në karrierë bashkë me ato me kombëtaren e Argjentinës.

Sfidanti.al