Ibra kthehet tek Suedia, raport mes dashurisë dhe urrejtjes

Me tipin që ka nuk mund të mos krijojë probleme, veçse me talentin me të cilin është gatuar padyshim që nuk mund të mos krijojë admirim. i tillë Zllatan Ibrahimoviç, legjenda ende aktive që kthehet te kombëtarja e Suedisë, i përfshirë nga trajneri Anderson në listën paraprake për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë, Kosovës dhe Estonisë në eleminatoret  e Kupës së Botës. Do të jetë gati besohet sepse këtë të enjte shpresohet të grumbullohet nga Milani për sfidën e Ligës së Europës ndaj Mançester Junajtidit, ndërsa ekipi kombëtar e do sidomos për Europianin e verës.

Ibra është shënuesi më i mirë i Suedisë me 62 gola në 116 ndeshje, ka realizuar rrjeta të jashtëzakonshme si ndaj Anglisë apo Italisë, ndërsa ka 5 vjet që nuk është grumbulluar. Me tipin e pakujdesshëm dhe shpesh euforik e mburrës zemëroi tifozët suedezë duke thënë se “e vendosa Suedinë në hartë”. Harroi se në 1950, skandinavët dolën të tretët në Kupën e Botës dhe në 1962 ishin nënkampionë bote me lojtarët e mëdhenj Nils Lidholm, Kurt Hamrin, Gunar Gren, apo me Skoglundin, Simonsonin, Aksbomin, Bergmarkun apo Svensonin, ndërsa për ta luajti i madhi Gunar Nordal.

Sfidanti.al