Rumenige si paralajmërim për Flikun: Nëse jam trajner i Bajernit e iki, bëhet sherr!

Shefi ekzekutiv i klubit nuk ishte nga mbështetësit më entuziastë të teknikut të tanishëm, veçse tani pas më shumë se një viti ka mendim krejt tjetër. Nëse Hansi Flik u bë trajner i Bajernit dhe mori kontratë të përhershme në Mynih, kjo ndodhi më shumë për vullnetin e ish-presidentit Uli Hënes. Më pas, ishte vetë Flik që “i bëri vend vetes” duke fituar shumë trofe, aq sa Rumenige sot thotë se “Bajerni po kalon periudhën më të suksesshme në histori”.

Shefi ekzekutiv, që do të largohet në fund të vitit, deklaron qendrimin e tij për temën “Fliku për kombëtaren” duke qenë tepër i qartë. “Nëse unë do të isha trajner i Bajernit dhe do të vendosja të largohesha para kohe, do të plaste sherri”, – tha ai. Shtoi se “do të ishim të çmendur nëse do të lejonim që trajneri të ikte pa përfunduar kontratën që vazhdon deri në 2023 dhe që ka të drejta, por edhe detyrime”. Bajerni është i kënaqur me qendrimin e Federatës Gjermane (DFB), pas bisedës që Rumenige pati me presidentin Keler. “DFB po mban një qendrim shumë dinjitoz që nuk kontakton një trajner që është nën kontratë”, – tha “Kalle”. Vetë Fliku ka thënë se dëshiron të fitojë shumë trofe të tjerë me Bajernin, ndonëse në të ardhmen nuk e mohon dëshirën për të qenë trajner i Gjermanisë, me të cilën u shpall kampion i botës në 2014 si ndihmës i Joakim Lëvit.

Sfidanti.al