Cristiano Ronaldo s’ndalet: Rekordet më bëjnë të ndihem gjallë, dua të tjerë

Tregolëshi i shënuar ndaj Cagliarit i dha mundësinë Cristiano Ronaldos të kthejë menjëherë faqe pas zhgënjimit në Ligën e Kampioneve. Pasi kaloi rekordin e Pelesë për numrin e golave të shënuar, me 770 finalizime duke marrë edhe komplimentat e O’Rey, portugezi përcaktoi objektivat e ardhshëm

‘Ka ende shumë për të arriturt dhe besoj se mund ta bëjmë së bashku-shkruante Cristiano Ronaldo në Instagram-Objektivat janë një pjesë thelbësore e asaj që jam. Nuk mund të rri pa kërkuar më shumë, mezi pres që të arrij një rekord tjetër. Dua gjithnjë e më shumë dhe mendoj se është për këtë arsye që njerëzit thonë se kam kaq shumë energji dhe nuk ndalem kurrë. Ndoshta është e vërtetë, por kjo është thelbësore për të qenë në jetë’.

Ndërkaq nuk shuhen zërat për të ardhmen e Cristiano Ronaldos dhe së fundmi po flitet për një rikthim të tij te Reali i Madridit, një temë për të cilën u pyet edhe Zinedine Zidane. ‘Mundet, mundet-ishte përgjigjja e trajnerit të Los Blancos-e dimë se cfarë personi është Cristiano e sidomos dimë cfarë ka bërë këtu në Madrid. Por tani është një futbollist i Juventusit dhe ne duhet të tregojmë respekt për Juventusin’.

Sfidanti.al