Eriksen qartëson: Nuk e kam menduar kurrë largimin nga Interi

Ka një para dhe një pas për Christian Eriksen. Mesfushori danez dukej se ishte  jashtë liste dhe planeve të Antonio Contes, por më pas gjërat morën kthesën dhe kjo ndodhi mbrëmjen e 26 janarit, kur Eriksen shënoi golin me goditje dënuimi në derbin me Milanin për Kupën e Italisë.

‘Jam me fat-tregon Eriksen-që nga ai moment gjithcka u përmirësua ndeshje pas ndeshje, mendoj se  ndihmoi sidomos në mënyrën sesi njerëzit I shihnin gjërat nga jashtë; morën provën se mund të luajnë ende mirë dhe të gjuajnë goditjet e dënimit kur u jepet mundësia. Jam I kënaqur që gjërat shkuan kështu’.

Më pas Eriksen që foli për median daneze pohoi se hipoteza e largimit të tij nuk ishte një gjest dorëzimi.

‘Nuk doja të largohesha me cdo kusht, doja vërtet të luftoja për vendin tim, gjë që gjithnjë më është dashur ta bëj këtë. Isha I sigurt se nëse do të vinte momenti im do të tentoja ta shfrytëzoja’.

Sfidanti.al