Qortimi i Artetës: Aubameyang duhet të respektojë shokët e skuadrës

Arsenali fitoi një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit ditën e diel, derbin londinez me Tottenhamin dhe e bëri pa Pierre Emerick Aubameyang. Në minutat e fundit para ndeshjes, Arteta vendosi ta lërë në stol sulmuesin kryesor të skuadrës së tij si masë ndëshkuese sepse erdhi vonë në grumbullimin me skuadrën e tij. Më pas në konferencën për shtyp, trajneri spanjoll e qortoi futbollistin për sjelljen e tij.

‘Kemi një formë të bashkëjetesës në këtë skuadër-tha Arteta-duhet të tregojmë respekt, kjo është e gjitha. Po fillonte ndeshja, kishim një problem disiplinor, vendosëm kufijte dhe vijuam më tej. Ka një proces që duhet ta respektojmë në cdo ndeshje. U mor një vendim pasi u vlerësua gjithcka dhe kush është Aubameyang dhe ajo cfarë bëri. Kemi lojtarë të tjerë që mund të luajnë. Ka futbollistë që janë gati për të luajtur dhe që meritojnë të kenë një shans, kështu që nuk ndjehem aspak jokomod me këtë. Mora vendimin që e konsiderova të drejtë’.

Sfidanti.al