E përditshmja “AS”: Tek Reali vetëm Benzemaja e do titullin!

Ky është konkluzioni i gazetës së rëndësishme sportive të Madridit pas fitores së vuajtur të “merengesve” ndaj Elçes në “Alfredo Di Stefano”. Skuadra e Zinedin Zidanit ishte duke humbur deri në minutën e 60-të, por sulmuesi francez nuk hoqi dorë deri në fund, edhe pse goli i fitores u shënua në sekondat shtesë. Edhe në derbin në fushën e Atletikos, po në La Liga, ishte Benzema që i siguroi një pikë Realit me golin e minutën e 88-të.

Gazetari dhe analisti Tomas Ronsero “iu përgjërua” veteranit të sulmit duke shkruar: “Ale Karim, Karim të duam!” Sipas tij, Madridi nuk bën shaka, por kërkon titullin, veçse “AS” me të drejtë shkruan se “vetëm Benzema e do titullin”, ndërsa shton se “Reali nuk duhet të vuajë kaq shumë për të marrë një fitore”. “Kam përshtypje të mira, – tha Zidan, – ishte një përmbysje. Kemi besim tek puna jonë, edhe pse na u desh të vuanim shumë. Patëm disa raste për të shënuar më shpejt. Gjithsesi, një rezultat i drejtë, i mirë për ne”.

Sfidanti.al