“Përmasat” e Levandovskit në Bundesligë, 268/32 me golat

Shënoi vetëm një rrjetë në fitoren e Bajernit në fushën e Verderit, dhe kaq të larta kanë qenë standardet e tij së fundmi saqë duket pak. Robert Levandovski gjithsesi nuk e ndërpreu serinë e golave në kampionatin gjerman dhe me këtë gjë shkroi sado pak histori. U ngjit në vendin e dytë në listën e shënuesve të të gjitha kohëve në Bundesligë me 268 “goditje” gjithsej, baraz me legjendën Klaus Fisher, veçse sulmuesit polak iu deshën gati 200 ndeshje më pak sesa ish-yllit gjerman të TSV 1860 Mynihut, Shalkes, Këlnit e Bohumit.

Përpara tij mbetet vetëm i mrekullueshmi Gerd Myleri me shifrën madhështore 365, dhe me mesataren 0.85 gola për ndeshje ndaj 0.78 të Levandovskit. Polaku ka 32 gola këtë sezon të Bundesligës në 24 ndeshje të luajtura dhe siç dihet synon rekordin e Gerd Mylerit që ka 40 rrjeta në një sezon të kampionatit. Fitorja 3-1 e Bajernit bëri që bavarezët të ngjiten në 58 pikë ndaj 53 të Lajpcigut, por që luan këtë të diel.

Sfidanti.al