Jiangsu, stafi padit Suning për shkak të pagave

Anëtarët e stafit të Jiangsu FC vendosën të ngrenë padi ndaj pronarëve të klubit, Grupit Suning, për mungesën e akordit për pagesën e pagave të vonuara. Një studio ligjore në Nanchino është ngarkuar të cojë në gjyq kompaninë që në 28 shkurt bëri të ditur ndërprerjen e aktiviteteve.

Lajmi u bë i ditur nga portali kinez Titan Sport Plus që ka nënvizuar se kjo nismë nuk ka të bëjë as me futbollistët e as me stafin teknik të kampioneve në fuqi të Kinës

Grupi Suning komunikoi fundin e impenjimit të tij në botën e futbollit në Kinë përpara disa javëve teksa nëpërmjet një komunikate për shtyp tha se për shkak të elementëve të ndryshëm të pakontrollueshëm Jiangsu nuk mund të garantojë vazhdimësinë e aktivitetit me efikasitet dhe se nga i moment klubi Jiangsu do të ndalej.

Sfidanti.al