“Vëllezërit e rinj” të Totenhemit, nga Kejn-Son, në Kejn-Bejl!

Gjithnjë duhet të jenë dy, pasi një i vetëm nuk mjafton. Dikur Maurisio Poçetino e më pas Zhoze Murinjo kishin dyshen e sulmit Harri Kejn-Son, një nga më të mirat në Europë, por tashmë Totenhemi ka dyshen e re, ndonëse jo plotësisht të tillë. Harri Kejn mbetet aty pork rah tij tani është Garet Bejl, ndërsa Son është detyruar të distacohet pak. Kështu duket ndërsa Spërsat fituan 4-1 ndaj Kristël Palasit duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Garet Bejl shënoi dy golat e parë, pastaj i erdhi radha Kejnit për të bërë gjithashtu dy. Uellsiani është në formë të madhe gjatë gjithë kësaj periudhë, dhe Murinjo e ka thënë qartë se kur ai është në këtë nivel, vështirë të mos luajë.

“Unë kam ardhur këtu pikërisht për këtë gjë, – tha Bejli, – ne kemi potencial të madh sulmues, edhe ata në fushë, edhe në stol. Ndihem mirë, ndonëse duhet një farë kohe për t’u përshtatur, por kam pasur durim. Jemi me fat që kemi Kejnin në ekip, ai është fantastik, një sulmues i pabesueshëm”. Kejni ishte i shkëlqyer sepse përveçse shënoi 2 gola, ishte asistuesi edhe për lojtarin e huazuar nga Reali i Madridit. Totenhemi ka tani 45 pikë duke qenë në vend të 6-të, dy pikë larg zonës Champions.

Sfidanti.al