Skoci, Glasgow kampion pas 10 vitesh, festimet, injorohen rregullat

Glasgow Rangers fitoi titullin e parë kampion të Skocisë pas 10 vitesh duke kompletuar rikthimin në majat e futbollit skocez pas falimentimit dhe rënies së detyruar në divizionin e katërt. Titulli i 55 kampion I Rangers, që përbën një rekord, erdhi pas barazimit 0-0 të Celtic ndaj Dundee United.

Festimet e tifozëve kishin filluar një ditë më parë kur Rangers fitoi sfidën me St.Mirren 3-0 dhe në to u injoruan të gjitha rregullat anticovid. Edhe pse Glasgow është i mbyllur, tifozët e flaktë të Rangers shpërthyen dhe stjuardët e policia e patën të pamundur që të ndalnin entuzuazmin e madh që nuk ka asnjë lidhje me rregullat për distancimin social.

Qeveria skoceze padyshim që e dënoi këtë sjellje të tifozëve të Rangers. ‘Jemi shumë të zhgënjyer nga sjellja e atyre që u grumbulluan në Inbrox-tha një zëdhënës i qeverisë skoceze-jemi në një fazë të rëndësishme të luftës ndaj virusit dhe veprimet e këtyre njerëzve që gjithsesi janë në minorancë, vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e të tjerëve, të policëve dhe të një komuniteti të tërë’.

Sfidanti.al