F1, ‘Hirushja’ Williams prezantohet dhe shpreson te talenti i Russell

Në pritje të Ferrarit që do të zbulojë makinën e re në 10 mars, i takoi Williams që të bëjë prezantimin e njëvendëshes së tij për Botërorin e ardhshëm të Formula 1. Quhet FW43B dhe do t’u besohet talentit britanik George Russell dhe kanadezit Nicolas Latifi, që të dy të rikonfirmuar në postet e tyre. Piloti i tretë do të jetë Jack Aitken.

Telajo e makinës do të jetë më ndryshe nga ajo që kemi parë në sezonet e fundut me blunë që është kthyer në ngjyrën dominuese. Edhe për këtë vit,. Ëilliams do të furnizohet me motorët Mercedes dhe objektivi është që këtë vit të harrohet sa më shpejt kuota 0 pikë e vitit 2020.

Skuderia britanike në gusht të 2020 u ble nga kompania e investimeve Dorilton Capital pas vendimit të Sir Frank Ëillams për ta shitur atë dhe kjo përbën një fillim të ri të vërtetë për Williams. Por fillimi i aventurës së re të skuadrës nuk ishte dhe aq premtues. Prezantimi nëpërmjet një aplikacioni për realitetin e rritur, nuk shkoi mirë për shkak të një veprimi hakerimi. Skuderia u kërkoi ndjesë fansave dhe ceremonia u zhvillua nëpërmjet fotove në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të internetit të Williams Racing

Sfidanti.al