Liverpool, skuadra më e dobët mbrojtëse e titullit në historinë e Premier League

Tetë muaj pas shpalljes kampion i Anglisë, 30 vjet pas titullit të fundit. Liverpooli i Jurgen Klopp rezulton se është skuadra më e dobët mbrojtëse e titullit në Premier League që nga edicioni i parë i këtij formati në 1992/93. Në këtë moment, skuadra e The Reds është në vendin e 6 në kampionat me 40 pikë, po aq sa edhe Everton që ka zhvilluar një ndeshje më pak se rivalët e tij të Merseyside dhe që të shtunën mori 3 pikët në Anfield për herë të parë që nga 1999.

Liverpooli që është 5 pikë prapa zonës së Ligës së Kampioneve ku surprizën e bën West Ham që është në vendin e katërt me 45 pikë, këtë sezon ka grumbulluar 33 pikë më pak se sezonin e kaluar pas 25 javëve, duke përkeqësuar rezultatin e 32 pikëve të humbura nga Leicester kampion në 2016/2017,

Leicesteri i atij sezoni, u rendit në vendin e 12 në sezonin pasardhës të titullit kampion, ndërkohë që podiumin e plotëson Chelsea i sezonit 2015/16 që humbi 29 pikë në krahasim me sezonin paraardhës kur  u shpall kampion i Anglisë.

Sfidanti.al