Milan, Tapiri i ‘Striscia’ për Ibrahimovic pas derbit: Shumë gabime, por do të rikthehemi

Humbja 3-0 e Milanit në derbin me Interin I dhuroi Zlatan Ibrahimovic ‘trofeun’ e gjashtë tëTapirit të Artë nga program televiziv italian ‘Striscia La Notizia’. Gazetari i këtij programi, Valerio Staffelli arriti të takojë sulmuesin suedez për t’i dhënë këtë trofe, me Ibrahiovic që pranoi se ishte një disfatë e rëndë, por që skuadra kuqezi do të ringrihet

‘Ishte e vështirë-tha Ibrahimovic-bëmë shumë gabime, por do të rikthehemi. Në ndeshjen tjetër do të marr edhe Tapirin me vete, ndoshta do të na sjellë fat’.

Zlatan Ibrahimovic është i ftuar edhe në Festivalin e Sanremos, por futbollisti deklaroi se në këtë moment ai është i përqendruar vetëm te ndeshjet

Sfidanti.al