Kërcënon Realin, por Atalanta e mori vetëm 1 milionë euro!

Drejt kësaj shifre po përpiqen të shkojnë edhe klubet shqiptare, të paktën në transferimet në dalje, dhe kaq i ka kushtuar Atalantës së Bergamos një nga lojtarët më të mirë të dy sezoneve të fundit. Flitet për mbrojtësin gjerman, Robin Gosens, i cili u pikas nga specialistët bergamaskë në Holandë tek Herakles Almelo. Italianët shpenzuan vetëm 1 milionë euro, ndërsa 26-vjeçari pati vjet 10 gola e 8 asiste, ndërsa deri tani këtë sezon ka 8 gola e 6 asiste. Mediat spanjolle paralajmërojnë se Gosensi është i rrezikshëm për Kurtuanë. Në tre vjet në Itali, gjermani ka 133 ndeshje, 23 gola e 18 asiste, ndërsa në Gjermani e Holandë luajti për ekipe modestë si Fortuna Elten, Boholt, Rede, Viteshe, Dordreht, Herakles. Atalanta po fërkon duart pasi tani vlera e kartonit të mbrojtësit ka arritur në 28 milionë euro, pra 28 herë më shumë sesa shpenzoi.

Sfidanti.al