Ky është mendimi i një njeriu që e njeh mirë futbollin dhe që ka luajtur në Bavari përveçse është bërë kampion i Europës me Liverpulin. Ditmar “Didi” Haman është i pakënaqur me menxhimin që i kanë bërë sezonit drejtuesit e Bajernit, ndërsa skuadra mund të quhet në “mini-krizë”. “Skuadra e ka të pamundur të luajë 90 minuta me intensitet të lartë, – tha Hamani, – sidomos, lojtarët e ardhur në verë nuk po japin nivelin që kërkohet si Dagllas Kosta, Sarr, Mark Roka apo Çupo-Moting”. Madje, edhe Leroi Sane nuk po jep atë që kërkohet dhe ka shumë lëkundje. “E vërtetë, vazhdon Hamani, – Bajerni fitoi 6 tituj, por ata kanë djegur më kotë shumë para këto muajt e fundit”. Përsa i përket Championsit, Hamani sheh Bajernin favorit, por paralajmëron se italianët e Lacios janë të fortë. “Ata i shkaktuan probleme të mëdha Dortmundit në grup dhe po luftojnë në nivele të larta në Serinë A, – thotë ish-mesfushori, – nuk do të jetë e lehtë”.
Sfidanti.al