Nuk është hera e parë që i ndodh, veçse me një vajzë tjetër. Kristiano Ronaldo u hidhërua shumë nga humbja me Seltën e Vigos në Kupën e Mbretit, dhe jo vetëm sepse është tepër ambicioz, por edhe sepse në tribunë ndodhej e dashura e tij e re, Georgina Rodrigez. Modelja spanjolle, u mërzit edhe ajo, ndonëse jo gjatë gjithë kohës ishte e përqëndruar tek ndeshja. Në fund të fundit, asaj i interesonte më shumë mashkulli i saj.
Mediat bënë shaka me humbjen e Ronaldos, duke komentuar se një djalë mund të zgjedhë shumë mënyra për t’i bërë përshtypje, t’i blejë lule, ta marrë për të ngrënë në restorant, në kinema apo thjesht duke gjetur një mënyrë për kompliment. Veçse, shtonin gazetat, kjo humbje me Seltën nuk ishte sigurisht mënyra e duhur. Ashtu si Reali, edhe Georginës nuk i shkuan mirë 90 minutat e saj, por ajo ka besim se Kristiano do t’ia bëjë qejfin herën tjetër.