Disa kohë më parë Xherdan Shaqiri shkoi në një akademi futbolli i maskuar dhe hyri në lojë në mes të disa futbollistëve të vegjël. Vetëm pasi e la veten në errësirë për minuta të tëra, ai zbuloi fytyrën dhe fitoi shumë duartrokitje, përzier me habi. Legjenda Rivaldo ndoshta nuk e pati parasysh shqiptaro-zviceranin kur bëri “rrengun” e tij. Ai shkoi në kompleksin e Barcelonës dhe u fut në një ndeshje futbolli që po luhej nga disa prej përfaqësuesve të mediave, nën drejtimin e disa prej trajnerëve katalanas.
Mes trajnerëve ishte edhe gazetari i tabloidit britanik “Dejli Mejl”, Xhejms Daton, i cili ashtu si të tjerët nuk e njohu aspak ish-kampionin e madh. Daton fillimisht shkoi me mendim tjetër, për të shkruar për kompleksin e Barçës dhe për yjet e saj. Në një fjali që vendosi në shkrimin e tij ishin këto fjalë: Ksavi, Iniesta, Buskets, Pike … Mesi. Daton?
Në kohën kur gazetarët nisën të luanin duke u përpjekur të imitonin stilin e Barçës, vetëm me skemën 4-3-3, mes tyre hyri një njeri me pamje të lodhur dhe që e thërrisnin Roberto. Ata ishin gati të talleshin me të, kur papritur Roberto nisi të mbante topin, të driblonte dhe të pasonte lehtësisht. Gazetarët u habitën, por u shastisën fare kur Roberto hoqi maskën dhe ai i ishte … Rivaldo.