PSG këmbëngul për Messin, tifozët e Barçës sulmojnë Al Khelaifin: Hajdut!

Paris Saint Germaini ëndërron Lionel Messin dhe tashmë ky nuk përbën më një lajm dhe sfida e kësaj të marte në Camp Nou mund të jetë rasti i duhur  për të nisur atë që mund të jetë tratativa e shekullit. Kontrata e Messit me Barcelonën skadon në muajin qershor me argjentinasin duket se është i destinuar të largohet nga katalanasit me parametra zero.

Por problemi është se në Katalonjë, tifozët nuk janë aspak dakord me largimin e idhullit të tyre dhe këtë ia thanë qartë edhe Nasser Al Khelaifit. Presidenti i Paris Saint Germainit,  në momentin e mbërritjes në Barcelonë me skuadrën u prit me britma të forta dhe fyerje nga tifozët blaugrana: Hajdut! Bir k…! i bërtiten tifozët e Barcelonës  Al Khelaifit, që u vërtetua edhe nga një video e publikuar nga ‘El Chiringuito’.

Por Al Khelaifi nuk ua vuri shumë veshin, madje injoroi edhe gazetarët që e pyesnin për Messin duke ecur në rrugën e tij, por në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve në qytetin e Barcelonës klima është ndezur.

Sfidanti.al