Makthi dëmtime për Zidane, Carvajal, Lojtari i 8 i padisponueshëm

Carvajal, Militao, Sergio Ramos, Marcelo, Valverde, Odriozola, Hazard dhe Rodrygo; thuajse një skuadër e tërë dhe e një niveli të lartë. Kjo është lista e të dëmtuarve të Realit të Madridit. Me dëmtimin muskular të pësuar nga Carvajal në ndeshjen ndaj Valencias që do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë fushave për 1 muaj e gjysmë, Zidane ka praktikisht 11 futbollistë në dispozicion për ndeshjet me Valladolid në kampionat dhe Atalantën në Ligën e Kampioneve

Trajneri i Los Blancos është shfaqur i shqetësuar për dëmtimet e shumta dhe kjo është mëse e kuptueshme edhe pse niveli i lojtarëve që ka në dispozicion, gjithsesi është shumë i lartë. Formacioni për 2 ndeshjet e radhës është praktikisht i përcaktuar; Courtois, Lucas Vazquez, Varane, Nacho, Mendy, Modric, Casemiro, Kroos, Asensio, Benzema, Vinicius.

Alternativat janë Isco dhe Mariano Diaz, dy futbollistë që nuk pëlqehen shumë nga Zidane që preferon të marrë Sergio Arribas nga akademia e Realit sesa të besojë tek ata.

Sfidanti.al