Juventus drejt Portos në Champions, pa Cuadradon

Juventus nuk ka kohë të qajë humbjen me Napolin. Bardhezinjtë këtë të martë do të luajë ndaj Portos në fushën e kësaj të fundit në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve ku është rreptësisht e ndaluar të bëjë gabime. Në këtë përballje Zonja e Vjetër padyshim që do të ketë në radhët e saj Cristiano Ronaldon, por në dyshim janë ende Paulo Dybala dhe Aaron Ramsey, por Andrea Pirlo do të duhet të bëjë pa Juan Cuadradon dhe Arthur

Futbollisti kolumbian u zëvendësua në pushimin e ndeshjes me Napolin për një problem muskular në kofshën e djathtë dhe ekzaminimet mjekësore folën për një dëmtim të gradës së ulët  në bicepsin femoral. Dëmtimi do të vlerësohëet sërish pas 10 ditësh, por për Cuadradon është e sigurt se nuk do të jetë ndaj Portos e as ndaj Crotones e Veronës.

Në ndeshjen me Porton, Juventusit do t’i duhet të shënojë të paktën 1 gol për ta pasur më të lehtë ndeshjen e kthimit dhe statistikat janë në favor të bardhezinjve; në të gjithë historinë e përballjeve në Ligën e Kampioneve, Juventus nuk ka humbur asnjëherë ndaj Portos dhe bilanci është 3 fitore dhe 1 barazim me 6 gola të shënuar dhe 1 të pësuar.

Sfidanti.al