Tre pikë kundër Juventusit dhe një penallti për të fshirë javë të humorit të keq. Me golin e Insignes kundër bardhezinjve, në shtëpinë Napoli u kthye qetësia edhe rreth situatës së Gennaro Gattusos pas shfryrjes së këtij të fundit dhe thumbave të lëshuar në drejtim të presidencës. Pikërisht nga De Laurenttis, erdhi edhe veprimi që zgjidhi telashet; përpara ndeshjes me Juventusin, presidenti i Napolit zbriti në dhomat e zhveshjes dhe përpara të gjithë skuadrës konfirmoi zyrtarisht qëndrimin e Gattusos në stol, sido që të ishte rezultati i ndeshjes.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘La Repubblica’ që shpjegon se vendimi ishte marrë pavarësisht rezultatit me bardhezinjtë. Sigurisht 3 pikët i dhanë qetësi dhe entuziazëm një ambient të turbulluar kohët e fundit për shkak të ndonjë humbjeje të papritur dhe paqartësisë së situatës në pankinë. Por De Laurenttis hyri vetë në veprim duke bërë atë gjest që duket se zgjidhi një ngërc, dicka që duket se pati efektin e duhur duke parë edhe rezultatin në fushën e lojës
Sfidanti.al