CIES, Qendra Ndërkombëtare e Studimeve në Sport, sipas një algoritmi që merr parasysh gjuajtjet në portë, të tentuar apo të pësuar, zotërimin e topit, pasimet e kryera dhe ato të bëra nga skuadrat kundërshtare në disa zona të fushë, përpiloi një klasifikim të Serie A, Serie B dhe kampionateve më të rëndësishme evropiane.
Sipas këtij organizmi, në kampionatin italian skuadra që do të triumfojë është pikërisht Interi me 81 pikë të grumbulluara. Milan do të mbyllë kampionatin në vendin e dytë me 79 i ndjekur nga Juventust me 78 e Napoli me 76. Roma, sipas algoritmit të CIES është e pesta e ndjekur nga Atalanta dhe Lazio
Në Premier League, sipas CIES, titulli do t’i shkojë Manchester City që do të lërë pas Manchester United, Liverpool e Chelsea, ndërsa në Spanjë, Atletico Madrid do të jetë kampion i vendit me Barcelonën në vendin e dytë të ndjekur nga Real Madrid dhe Sevilla. Në Bundesligë nuk ka surprizë, CIES ka përcaktuar Bayernin kampion, ndërsa në Ligue 1, Lyon do të fitojë titullin para PSG.
Sfidanti.al