Përtej hapit të gabuar të skuadrës, ai nuk e ndali hapin e tij. Një gjahtar goli duhet të ndodhet gjithnjë në vendin e duhur, por Robert Levandovski është nga ata që edhe krijon, jo vetëm shfrytëzon. Goli i shënuar ndaj Arminias së Bilefeldit në Bundesligë mbrëmjen e djeshme, ishte një shembull bukurie, edhe për vetë standardet e larta të 32-vjeçarit. Një klas që i ngjau atij të Zllatan Ibrahimoviçit, ndërsa polaku realizoi për 1-2 në 48’. Polaku e ka një garë në distancë me legjendën suedeze, pasi ka shënuar 529 gola gjithsej në karrierë (bashkë e kombëtaren) ndaj 563 të Ibrës, një lloj diference si ajo mes Kristiano Ronaldos e Lionel Mesit.
Po ashtu, me 25 rrjeta në 20 ndeshje të luajtura në Bundesligë, ai po i afrohet rekordit të Gerd Mylerit që shënoi 40 rrjeta në sezonin 1971-1972. Polakut i duhen edhe 15 gola për ta barazuar, ndërsa mbeten edhe 13 javë. Nëse nuk do të dëmtohet apo nëse nuk do të humbasë formën, i ka që të gjitha mundësitë për t’ia dalë. Në total, ai ka 261 gola në Bundesligë, vetëm 7 më pak sesa Klaus Fisher që është në vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohëve. Levandovski ka 30 gola në 29 ndeshje këtë sezon.
Sfidanti.al