Pas një fillimi të sezonit jo në nivelet që pritej, Pierre Emerick Aubameyang shfaqi versionin e tij më të mirë në përballjen me Leeds, ndaj të cilit shënoi 3 gola duke i dhënë jetë skuadrës së Mikel Artetës. Sulmuesi nga Gaboni u shfaq shumë i kënaqur me paraqitjen e tij pasi kaloi disa muaj mes kritikave për rendimentin e ulët.
‘E gjithë bota po më jepte shumë dashuri, nëna ime, familja ime-tha sulmuesi i Arsenalit për Sky Sports pas përfundimit të ndeshjes-duhet të falenderoj të gjithë në klub dhe tifozët. Ky tregolësh do të thotë shumë për mua. Jam një person që punon gjithnjë shumë. Ishte një moment i vështirë për mua’.
Sfidanti.al