Kampioni i botës Ekel, ditëlindjen e 89-të e feston me … stërvitje!

Është në një moshë tepër të respektueshme ndërsa në Gjermani e mbajnë si “ujët e paktë”. Horst Ekel është “i fundmi i mohikanëve”, kampioni i vetëm i botës i vitit 1954 që ka mbetur gjallë, dhe është sërish aktiv. Sot ai feston 89-vjetorin dhe ka vendosur që pjesë e ditës së shënuar të jetë edhe aktiviteti i tij i përditshëm … stërvitja. Në 22 dhjetor, Ekeli u rrëzua në shtëpinë e tij në Fogelbah (Vogelbach) dhe theu kockën e hundës, po ashtu nofullën e poshtme dhe disa brinjë. Për fat, ai tani po e merr veten dhe ka dalë nga spitali. “Që atëherë ka humbur 5 kilogramë”, – thotë vajza e tij, Dagmara. Horsti po e merr veten duke bërë ushtrime me biçikletë dhe veprime të tjera që forcojnë muskujt dhe artikulacionet. “Edhe gruaja ime ushtrohet me biçikletë, – thotë kampioni i botës, – kjo na e bën jetën më të larmishme”.

Sfidanti.al