Çfarë dhurate për Liverpulin, dy duelet e Championsit me Lajpcigun në Angli?!

Një goditje e rëndë për gjermanët e trajnerit Julian Nagelsman, por çfarë të bëjnë. Siç thuhet në gjermanisht, “befehl ist befehl” (urdhëri është urdhër), dhe urdhëri i dhënë nga autoritetet shëndetësore dhe shtetërore në Berlin nuk mund të bëhet dysh. Liverpuli nuk do të lejohet të hyjë në vend për ndeshjen e parë të turit të dytë të Championsit ndaj Lajpcigut, të përcaktuar për në 16 shkurt, pasi periudha e “ndalimqarkullimit” do të jetë deri në 17 të këtij muaji.

Siç informojnë mediat britanike, kanë nisur bisedimet që të dyja ndeshjet të luhen në Angli, ndërsa më herët u mendua që ndeshja e parë të luhej në fushë neutrale. Duke qenë që tifozët ende nuk lejohen në stadiume, nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim të madh fakti se ndeshja mund të luhet në një qytet anglez.

Sfidanti.al