F1, Mazepin, një tjetër bëmë; gjobë me proces gjyqesor për kalim me semafor të kuq

Nikita Mazepin bëhet sërish protagonist në media për bëmat e tij. Pas polemikave të forta që shpërthyen pas një videoje të publikuar ku ai shfaqej teksa prekte një modele, këtë radhë media angleze flet për një gjobë  dhe një process gjyqësor për të në Oxfordshire pasi nuk respektoi semaforin e kuq

Thyerja e rregullit të qarkullimit ndodhi në një rrugë të Bracknell në 24 qershor; Mazepin kaloi me semafor të kuq prej 1.7 sekondash. Gjykata e Oxford dhe Oxfordshire e dënuan pilotin rus që këtë vit do të bëjë debutimin në Formula 1 me skuadrën e Haas, me një gjobë prej rreth 312 Eurosh si dhe e urdhëroi të paguajë shpenzimet gjyqësore. Po kështu, mazepin iu hioqën edhe 3 pikë nga patenta e rrugës.

Vitin e kaluar, Mazepin u rendit në vendin e pestë në Formula 2 me skuadrën Hitech në një sezon ku u penalizua me heqjen e 11 pikëve nga licenca e tij për shkak të një sërë incidentesh

Sfidanti.al