Reali nuk qenka më në “pole position” për Alabën!

Pak ditë më parë vetë Karl-Hajnc Rumenige pranonte se mbrojtësi austriak i kishte larë duart me Bajernin dhe se do të shkonte në një klub të madh. “Ai klub ndoshta nuk është shumë mirë në këtë moment, por ka një emër madhështor, – tha “Kalle”, – ne do të ndahemi si miq në verë me Alabën”. Ky klub me emër madhështor padyshim që ishte Reali, por vetë mediat e kryeqytetit spanjoll raportojnë se klubi “mbretëror” nuk është më në “pole position” për futbollistin e Bajernit. Lajmet janë se “kanë futur hundët” klubet angleze dhe Alaba do të pranojë nëse i ofrohen kushte më të mira. Madje, në lojë paska hyrë edhe Barcelona, por kjo besohet se është vetëm lëvizje taktike për të prishur “pazarin”.

Sfidanti.al