Në ndjekje të spiunit, Messi do të padisë të dyshuarit që zbuluan shifrat e kontratës

Josep Maria Bartomeu, ish president i Barcelonës, Carles Tusquets kreu i Komitetit Drejtues, Jordi Mestre ish president, Oscar Grau Shef Ezkekzutiv dhe Romà Gómez Ponti,  shef i Zyrës Juridike të klubit, janë sipas ‘Rac 1’, 5 të dyshuarit që i dhanë të përditshmes ‘El Mundo’ detajet e kontratës së firmosur nga Lionel Messi me Barcelonë në vitin 2017.

Ylli i skuadrës katalanase ka vendosur t’i padisë sepse vetëm këta persona mund të kishin akses në dokumentin që u publikua. Ndërkaq, vetë Barcelona ka nisur një hetim të brendshëm për të kuptuar sesi e përditshmja madrilène mori në zotërim të dhënat e kontratës së Messit me klubin katalanas që e mohoi përgjegjësinë e tij për këtë ‘spiunim’ nëpërmjet një komunikate zyrtare që në momentin që u publikua artikulli i ‘El Mundo’

Sfidanti.al