Frikë për Mertens, avioni i tij privat doli nga pista gjatë uljes

Shumë frikë për Dries Mertens në kthimin e tij në Belgjikë ku ai ndodhet për të kuruar dëmtimin dhe për të vijuar terapinë e rehabilitimit. Avioni me të cilin sulmuesi i Napolit po udhëtonte drejt vendlindjes doli jashtë piste për shkak edhe të motit të keq, duke përfunduar në pjesën me bar në aeroportin e Antverpit. Ngjarja nuk pati pasoja në aspektin fizik për udhëtarët , por frika ishte e madhe.

Sfidanti.al