Kualifikimi i Barçës: Ka vetëm diçka më të bukur se fitorja, të fitosh pasi je duke humbur!

Dikur, kapiteni legjendar detar amerikan Denis Koner, “farkëtoi” pikërisht këtë shprehje. “Ka vetëm një gjë më të bukur sesa fitorja, – tha njeriu që drejtoi ekipin amerikan në garën e jahteve në Kupën e Amerikës, – dhe kjo është të fitosh pasi je duke humbur”. Duket se Koneri e provoi disa herë një ndjenjë të tillë, dhe po kështu duhet të ketë qenë për Barcelonën që u kthye nga buza e greminës për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Në stadiumin e Granadës pësoi 2 gola në 47 minuta dhe ishte pranë humbjes deri në të 88-ën minutë.

Pikërisht, në atë moment nisi mrekullia, kur Grizman shkurtoi diferencën në 1-2 dhe Zhordi Alba barazoi në 90’+2. Barcelona kishte goditur tri herë shtyllën (një herë me Mesin), portieri vendas, Aron u tregua i shkëlqyer duke ndaluar Mesin dhe Arauhon. Në shtesë, katalanasit provuan të fitonin me Grizmanin (100’), por Viko barazoi me penallti në 103’. Gjithsesi, kjo do të ishte rezistenca e fundit e vendasve pasi De Jong në 108’ dhe sërish Zhordi Alba në 113’ fiksuan shifrat 3-2.

Barcelona bëri 36 gjuajtje drejt portës (!!!), nga të cilat 20 në kuadrat, ndërsa 7 dhe 4 që ishin këto shifra për Granadën. Katalanasit patën zotërimin e topit 79 për qind dhanë 1061 pasime (ndaj 294 të vendasve) dhe kornet ishin 18-0, por iu deshën 120 minuta për të fituar, dhe vetëm 2 minutat e fundit për t’i shpëtuar eleminimit. Mesi nuk u duk këtë herë, të paktën jo për golat dhe skuadra e Kumanit po mëson të luajë e të fitojë pa të. Ndoshta po përgatiten për kohën kur ai do të largohet.

Sfidanti.al