Pavarësisht frenimit të fortë në ditët e kaluara duket se bisedimet mes Sunig dhe BC Partners për shitjen e Interit vazhdojnë dhe sipas asaj që publikohet të Milano Finanza është dikush që beson se fundi i këtyre bisedimeve do të jetë brenda pak javëve dhe i lumtur . Së fundmi grupi kinez refuzoi një propozim prej 880 milionë Eurosh, një shifër që është më pranë asaj të vlerësimit nga familja Zhang, 950 milionë duke përfshirë edhe borxhet në krahasim me vlerën prej 750-800 milionë Euro që u mendua fillimisht.
Diferenca ka, por nuk është kaq e madhe duke parë se bëhet fjalë për vlera të rëndësishme. Dhe në fakt fondi britanik duket se është gati të bëjë një propozim të ri, zyrtare dhe që do të parashikojë edhe përgjigjen e shkruar sin ë rast të pranimit ashtu edhe të refuzimit brenda fundjavës apo disa ditëve më pas. Ndërkaq, Suning që duhet ende të vendosë nëse do të shesë të gjithë kuotën e maxhorancës të aksioneve apo që qëndrojë në minorancë, po vlerëson edhe hipoteza të tjera.
Sfidanti.al