Vllazni, mos puth topin , por baltën që ishte më e ëmbël se ..mjalta!

E kemi fat shiun ! – Kjo shprehje mund të ishte e thënë e fundit nga trajneri i Vllaznisë, Brdariç, fill pas ndeshjes me Partizanin.  A mund të quhet fatsjellës  shiu për një barazim me zemër në dorë, për një barazim që vlen 1 pikë sa për renditje, por kumbon më shumë si humbje morale pas asaj që ndodhi. Por, nëse trajneri Brdariç shikon nga qielli,  bekon shiun që punët nuk shkuan edhe më keq,   trajneri Daja  “ngulet” në tokë,  më shumë tek balta e fushës, për të zbuluar një peng nga ata që nuk harrohen lehtë  : “ Ne e fituam ndeshjen! Topi ngeli tek balta e vijës fatale…”

Aty ku balta është më e ëmbël se mjalta, thonin dikur rilindasit . Por,  me atë që ndodhi në “Elbasan Arena”,  mund të thuhet edhe pas një ndeshje të siketshme futbolli se ..balta është më e ëmbël se mjalta!  Një moment i bekuar për Vllazninë , po aq i ..mallkuar për Partizanin, kur topi u nis të puthte  rrjetën, por u përpi nga..balta!  Dhe ndeshjet me baltë, ato që sipas zakonit të vjetër, janë të destinuara  që  të harrohen shpejt , porse   kjo e djeshmja nuk mund të harrohet edhe për një detaj intrigue ,  ku puthja shkoi në ..adresë të gabuar! S’ka moment më special se ai kur portieri i Vllaznisë, merr dhuratë nga balta topin e ngecur në pafuqi  para vijës fatale, dhe puthja që i bëri ai  pa u menduar dy herë!

Por, pyetja që prishi idilin  në ato moment “historik”, kur portieri dhe topi u “dashuruan”, është disi cinike: vallë..mos e meritonte puthjen balta më parë se topi!

Sfdianti.al