Roma-Inter, dështojnë tratativat për shkëmbimin Dzeko-Sanchez

Roma dhe Interi nuk e gjetën akordin për shkëmbimin e merkatos mes Edin Dzekos dhe Alexis Sanchez. Nëse nuk do të ndodhë ndonjë surprizë e madhe kjo lëvizje e rëndësishme e merkatos së janarit nuk do të ndodhë dhe Edin Dzeko do të mbetet te Roma, ndërsa Sanchez te Interi. Arsyeja që ky shkëmbim nuk duket se do të realizohet është e lidhur me pagat e futbollistëve.

Tiago Pinto nuk mundi dot të bëjë asgjë pas refuzimit të Interit për këtë shkëmbim për shkak të pagës së lartë të sulmuesit boshnjak. Portugezi zhvilloi një tjetër takim të premten me drejtuesit e zikaltërve, por nuk e mori ‘Po-në’ e shpresuar. Tratativat duken të mbyllura përfundimisht në këtë moment, gjithnjë nëse Tiago Pinto nuk do të bëjë edhe një përpjekje të fundit më vonë

Sfidanti.al