Ndoshta në fushën e lojës mund të gjejnë dikë tjetër për ta zëvendësuar, por gjithsesi si udhëheqës të ekipit do të jetë thuajse e pamundur të ketë një “sozi”. Sergio Ramos është vërtet gjithnjë më pranë largimit nga Realit, me kontratën që i përfundon në qershor të këtij viti, por gjithsesi mediat spanjolle gjykojnë se kapiteni ka ende mjaft shpresë që të mos largohet nga Madridi. Arsyeja kryesore, sipas gazetës “El Pais” është sepse presidenti Florentino Perez ka nevojë për një ndërmjetës me futbollistët për t’i bindur që të pranojnë uljen e rrogës me 10 për qind të tjera. Ramosi e bëri me sukses ndërmjetësimin sezonin e kaluar kur u bë ulja e parë 10 për qind. Perez e di se Reali ka parashikuar humbje të mëdha, një buxhet prej rreth 617 milionë eurosh, 300 milionë më pak sesa parashikimi, dhe për këtë duhet të bëhet patjetër ulje rrogash. Për këtë gjë duhet Ramosi, pasi klubi do ta ketë të vështirë të merret me lojtarët një e nga një. Kapiteni kërkon 2 vjet rinovim dhe një rrogë siç e ka tani, por mund të gjendet një akord, ndaj edhe 35-vjeçari vështirë se largohet, pavarësisht interesimit nga Paris SG.
Sfidanti.al