Arsenal, Aubameyang shpjegon mungesën e tij: Nëna ime nuk ishte mirë

Herën e fundit që  Pierre Emerick Aubameyang u pa në fushën e lojës me Arsenalin ishte në 18 janar kur shënoi 2 gola në fitoren 3-0 të Topcinjve me Newcastle. Pas kësaj sulmuesi nga Gaboni mungoi në dy sfidat me Southampton në FA Cup dhe Premier League. U krijua një cështje e vërtetë për të cilën Aubameyang dha shpjegimin e tij nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram

‘Nëna ime po përballet me probleme shëndetësore dhe unë duhet t’i qëndroja pranë-shkruante Aubameyang-tani është më mirë dhe unë do të kthehem në shtëpi’.

Në të njëjtën kohë Aubameyang përfitoi nga rasti për të falenderuar mjekët dhe infermieret që e ndihmuan nënën e tij që të kalonte këtë problem. Menjëherë, Aubameyang gjeti mbështetjen e klubit dhe të shokëve të tij të skuadrës në rrjetet sociale ku ndër të parët që komentuan ishin Lacazette dhe Balogun

Sfidanti.al