Alarm për Lojërat, shtyhet testi i parë event i vitit

Lojërat Olimpike të programuara për t’u zhvilluar në Tokio janë gjithnjë e më shumë në rrezik. Sinjali i fundit për këtë rrezik është shtyrja e testit të parë event të vitit për shkak të masave kufizuese të vendosura në Japoni për të mposhtur pandeminë. Bëhet fjalë për eventin e notit të sinkronizuar që ishte parashikuar të mbahej në 4-7 mars dhe tani pritet të zhvillohet  në 1-4 maj në Tokyo Aquatic Center.

Ky test event do të mbledhë notarë nga 10 vende dhe organizatorët e Tokyo 2020 shpjeguan arsyen e marrjes së këtij vendimi që ishte për të garantuar kushtet më të barabarta të mundhme për pjesëmarrjen e sportistëve dhe për të mbajtur parasysh masat kufizuese të udhëtimit të vendosura nga Japonia.

Për momentin nuk ka njoftime për ndryshime të mundshme për aktivitete të tjera në kuadër të përgatitjes për Lojërat Olimpike. Në këtë moment, kufijtë japonezë janë të mbyllur për të gjithë të huajt. Në Tokio dhe në zona të tjera të vendit gjendja e emergjencës është në fuqi të paktën deri në 7 shkurt.

Sfidanti.al