Autonomia e CONI, qeveria miraton ligjin, Sporti italian iu shpëton sanksioneve

Qeveria italiane miratoi ligjin për autonominë e Komitetit Olimpik Italian, që ishte akti i fundit i saj përpara dorëheqjes së  kryeministrit Conte dhe që vjen në prag të mbledhjes së bordit drejtues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që e kishte këtë cështje në rend të ditës. Ishte ky një vendim i nevojshëm për të evituar që IOC të sanksiononte Italinë duke e penguar ndër të tjerat që sportistët e saj të merrnin pjesë me himnin dhe flamurin e vendit të tyre në Lojërat Olimpike të Tokios.

Pas një tratative të gjatë dhe të lodhshme, dekreti u aprovua falë edhe ndërhyrjes direkte të kryeministrit Conte.  Pas daljes së këtij vendimi, presidenti i CONI,Giovanni Malago, informoi menjëherë nëpërmjet një telefonate presidentin e IOC, Thomas Bach,’Ligji është ok, autonomia shpëtoi-ishin fjalët e Malago për Bach me këtë të dfundit që u përgjigj: ‘Jam shumë i lumtur’.

Sfidanti.al