Në mbrëmjen kur ylli më i madh i basketbollit në planet vendosi rekordin e tij sezonal me 46 pikë për Lejkërsat në Klivlend, djaloshi i ri Luka Donçiç e vazhdoi “biznesin” e tij në mënyrë rutinë. Ylli nga Sllovenia vërtet e humbi ndeshjen e ndaj Denverit, por shkëlqeu fort për Dallasin duke realizuar një tripëll dabëll. Edhe vetë shifrat ishin impresionuese me 35 pikë, 11 topa në tabela dhe 16 asiste, ndërsa Donçiç ka 6 tripëll dabëlla këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër, pra më shumë se Nikola Jokiç apo Lebron Xhejms. Jokiç ka 5 të tillë, ndërsa në përballjen e luajtur në Dallas shënoi 20 pikë dhe kapi 10 topë në tabela.
Në moshën 21-vjeçare dhe në sezonin e dytë në NBA, Donçiç po bëhet gjithnjë e më i mirë, ndërsa Maveriksët mund të përfitojnë më shumë nga forma e tij kur të kthehen 3 lojtarë që mungojnë për shkak të Kovidit si Riçardson, Finej-Smith dhe Pauell. Slloveni u shpall lojtari më i vlerësuar i mbrëmjes duke lënë pas edhe Lebronin. Përsa i përket sezonit, ai është shënuesi i gjashtë më i mirë deri tani me mesataren 27.3 pikë për ndeshje, ka 9.8 topa në tabela dhe 9.9 asistë për ndeshje, pra shumë pranë mesatares së tripëll dabëllit. Ai është lojtari i dytë më i vlerësuar i sezonit pas Nikola Jokiçit me notën 55.3 ndaj 56.7.
Sfidanti.al